Një nënë e re në Afrikën e Jugut duket se ka kapërcyer çdo kufi me përpjekjet e saj për të mos e zgjuar të birin, të cilin sapo e kishte vënë në gjumë.
Ajo shihet teksa zvarritet ngadalë mbi dysheme, duke dalë jashtë dhomës së të birit 15-muajsh.
“Arratisja e madhe,” është filmuar nga kamera që gjendej në dhomën e foshnjes dhe është publikuar më pas në Facebook nga bashkëshorti i 32-vjeçares, Caryn Morris.
Video më pas ka arritur të marrë thuajse 1 milionë klikime.