Vizitorët e një parku natyror në Florida, SHBA janë surprizuar kur iu është dashur të përballen me një aligator me përmasa gjigande.
Zvarraniku i quajtur “Humpback,” është shfaqur papritur duke shkaktuar emocion, por edhe frikë tek të pranishmit.
Ndërkohë, një video e tij e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar mjaft debate midis komentuesve, nëse aligatori ishte i vërtetë apo jo. Por, vizitorët që kishin qenë të pranishëm në park, thanë se ai ishte mëse i vërtetë.