Dhunonte sistematikisht vajzat e mitura, shqiptares në Itali i hiqet kujdestaria

18 Janar 2017, 12:25Kronika TEMA

Fëmijët e një nëne shqiptare me banim në Itali,  tashmë janë marrë nën kujdestarinë  e shtetit.

Arsyeja pse autoritetet kanë dalë me këtë vendim është dhuna sistematike që ushtronte gruaja ndaj dy vajzave të saj, 12 dhe 10 vjeçe.

Përpos dhunës së të ëmës, dy motrat qëlloheshin barbarisht edhe nga xhaxhai i tyre.

Gjatë marrjes në pyetje, policia ka dalë në konkluzion se reagimi i dy agresorëve bëhej pa asnjë motiv.

Momentalisht, dy vogëlushet janë duke marrë trajtim të specializuar në spital për shkak të plagëve dhe traumave që kanë pësuar.

Ato tregojnë  të frikësuara se nuk duan të kthehen më në shtëpi për shkak të rrezikut që i pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje