Banorët e një rruge në Torino të Italisë kanë përjetuar çaste tmerri.
Ata ishin përballë një skene të frikshme ku një grua shqiptare ka tentuar të hidhet nga hyrja e një hoteli.
26 vjeçarja ishte varur në parmakun e dritares dhe kërcenonte se do të hidhej.
Kalimtarët kanë qenë dëshmitarët e parë të ngjarjes të cilët njoftuan menjëherë forcat e policisë.
Me ndihmën edhe të forcave zjarrfikse, është bërë i mundur shpëtimi i 29 vjeçares.
Ende nuk dihet identiteti i saj por nga të dhënat paraprake mësohet se gruaja kishte probleme me punën dhe ndaj donte t’i jepte fund jetës.