Arrestohet 29-vjeçari në Fier, bëri për spital 3 persona me kaçavidë

17 Janar 2017, 10:06Kronika TEMA

Një 29-vjeçar u arrestua në flagrancë nga Policia e Fierit pasi një zënkë për motive banale, e cila ka përfunduar me tre të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

29-vjeçari Roni Hasanaj, banues në Ballsh dhe i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se gjatë një zënke me shtetasit K.K., 20 vjeç, dhe dy vëllezërit A.A., 25 vjeç dhe K.A., 23 vjeç ka qëlluar me kaçavidë ndaj tyre.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë 20-vjeçari K.K., i cili ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plagë të lehta kanë marrë edhe dy vëllezërit A.A. dhe K.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje