Nga 700 gjyqtarë e prokurorë, vetëm 33 nuk kanë frikë nga “Vettingu”?

17 Janar 2017, 10:17Kronika TEMA

Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme pritet të nisin pas pak ditësh verifikimin e kandidaturave që aspirojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Por, edhe pse ato do jenë dy institucionet kryesore të drejtësisë, vihet re një fakt interesant: ka një interes të ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të qenë pjesë e këtyre organeve.

Nga 700 gjyqtarë e prokurorë që ka aktualisht sistemi i drejtësisë, për të qenë pjesë e këtyre strukturave kanë paraqitur kandidaturën vetëm 33 prej tyre.

Pra, vetëm 0.4% e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të interesuar.

Arsyeja është e thjeshtë.

Kandidatët duhet t’i nënshtrohen procesit të “Vetting”-ut.

Pra duhet të deklarojnë pasurinë e tyre dhe origjinën e saj.

Fakti që kanë aplikuar vetëm 33 gjyqtarë dhe prokurorë, flet me shumë se çdo gjë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje