Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Ish-ministri i Rendit, Vladimir Hysi, ka gjetur vdekjen.
Ai është rrëzuar nga kati i shtatë i pallatit.
Hysi ka qenë duke krasitur disa pemë dekorative kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
65 vjeçari ka pësuar një vdekje të menjëhershme, pasi është rrëzuar në tokë.
Viktima kishte udhëtuar nga kryeqyteti ku banonte, për në shtëpinë e motrës së tij, për ta ndihmuar atë.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin, por burime për TemA pohuan se behet fjale pikerisht per ish-ministrin.
Vladimir Hysi ka qenë ministër Rendi nga dhjetori i ’91 deri në prillin e ’92.
Ishe nje burre fantastik.. Nuk e kuptoj pse Zoti merr njerez te mire dhe le fendurrina ne ate vend..
po sepse vetem nje njeri i mire mund te merret me krasitje pemesh te vena ne nje ballkon pallati
I qoft dheu i leht , ngushellime familjes.
Mos ka dit’ ndonje sekret ky…..
Edhe une keshtu them o Xhemi. Behet fjale per vitin 1990 1991, minister rendi ne vitet me te trazuara ne Shqiperi. Patjeter ka ditur ndonje gje qe e shpon Saliun dhe ky si vrases profesionist ia gjeti vendin si shume te tjereve,