Erkand Qerimaj akuzon presidentin e Federatës së Peshngritjes Elez Gjozën: Fondet për sportistët ju i shfrytëzoni për të shëtitur botën!

18 Janar 2017, 18:29Sport TEMA

Peshngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka hedhur sërish akuza te forta, kësaj rradhe ndaj kreut të Federatës së Peshngritjes Shqiptare, Elez Gjoza.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Qerimaj ka hedhur edhe një herë poshtë pretendimet e drejtuesve se ai stërvitet në kushte të mira.

Qerimaj e akuzon Elez Gjozën si një president i cili ka përfituar fonde të cilat kanë qenë për t’ua shpërndarë sportistëve.

Më poshtë postimi i plotë i Erkand Qerimaj.

Elez Gjoza fakti se je President i FSHP nuk te jepet e drejta te genjesh pa fund ! 
Ti thua qe ka kushte te mira stervitjet e kushtet jan skandaloze i pa gjithe Shqiperia ! Megjithate jane disa gjera te cilat me fakte dhe deshmi do ti bej te dituara publikut e pres te pergenjeshtrosh te gjitha hipotezat fantazem qe ke parashtruar !! 
Ti me numeron te ardhurat qe marr une me mund e me djerse ne intervista , duke harruar se jam sportisti Shqiptar qe kam Ngritur Flamurin Shqiptar??ne Bote me shume se kushdo tjeter e kam krenuar vendin tim ! Megjithate nuk jam shperblyer aq sa duhet duke pasur mbi shpatulla nje kredi te cilen do me duhet ta paguaj per 25 vite per shtepine time ! 
Epo si qytetar i Lire ketij vendi dhe sportist me lind e drejta te pyes duke marr parasysh se jeni edhe Person Publik ,per luksin ne te cilen ti jeton !
Si I keni Fituar te ardhurat Zoteri ? Duke Kursyer Rrogat i keni mundesuar vetes Vilat Luksoze e pronat qe posedon ,makinat Luksoze Etj etj ?? 
1 . Ti diskuton ku stervitem un nderkohe qe eshte e drejta ime te stervitem ku te dua , ne Tirane apo Shkoder , pa harruar se Federata nuk ka krijuar kushtet per grumbullim e nuk ka vend per tu stervitur , ambjentin ja krijova vet vetes , sepse per ju tashme e kisha len Sportin ! 
2. Ju Genjeni duke thene se FSHP ka kontribut per palestren qe bera ne shtepi nderkohe qe une e kam mundesuar ndermjet miqeve te mi , pa asnje ndihme nga Federata ! 
3. Ju genjeni se jam i punesuar kur qe nga maji i 2016 , me fakte dhe dekomenta un jam pa i pune e 20 vite sport pa siguracion ! 
4.Genjeni persa i perket raportave , une vetem kur jam demtuar kam sjelle raport dhe kete e verteton doktori jo ju ! 
5. Tranjerin une e meritoj me te gjitha medaljet e kupat qe kam fituar e te jete Zef Kovaci ne gare eshte minimumi qe mund te kerkoj pamvarsisht se as page nuk i jepni , Profesori im ben pune vullnetare ! 
E mira eshte qe ju te mos shkelni Ligjin e Statutin Me
Tranjere Kombetare pa shkolle te larte! Sepse nese do ju vije KLD e Prokuroria e ju gjen shkelje Ligjore nuk do ishte mire per ju !! 
6.Shpejt e paske harruar se une kam marre pjese ne Kupen e Republikes 2016 duke u shpallur sportisti me i mire 157Kg shkeputje – Shtytje 195 Kg ,ishe edhe vet deshmitar por meqe nuk paske kujtese per fatin e mire kemi fakte perfshire foto , video , Kupen dhe Medaljet ! 
Isha pretendent per kampion Europe por u demtova ! 
Per gjithcka flas kam fakte ndryshe nga ju Vetem Genjeshtra ! 
Shumica e sportisteve dhe tranjereve puntore e te ndershem me rezultate e gjejne veten ne pakenaqesi

1 komente në “Erkand Qerimaj akuzon presidentin e Federatës së Peshngritjes Elez Gjozën: Fondet për sportistët ju i shfrytëzoni për të shëtitur botën!”

  1. shqiptari says:

    bravo djalosh te lumte ! poshte mafiozat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje