Pas kthimit nga minifaza përgatiore që zhvilluan në Antalya, Partizani do të nisë fazën përgatitore ditën e nesërme ne Tirane.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, shkruhet se të kuqtë seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Turqia do ta zhvillojnë në kompleksin stërvitor “ Internacional Tirana” në Pezë.
Traineri Starova bashkë me stafin teknik kanë akorduar një ditë pushim per lojtarët.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka mbërritur dhe mesfushori argjentinas, Agustin Torassa i cili do të jetë prezent me skuadrën në seancën e nesërme.
15-herë kampionë e vendit do të përgatiten për sfidën e parë të fazës së tretë të kampionatit të cilën e kanë kundër Luftëtarit./f.b