Inter është kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Italisë duke mundur në kohën shtesë skuadrën e Bolonjës.
Zikaltërit fituan me shifrat 3-2 pas 120 minutave lojë.
Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Pioli u shënuan nga Murillo, Palacio, dhe Antonio Kandreva.
Ndërsa për Bolonjën realizuan lojtari me orgjinë shqiptare, Blerim Xhemaili dhe Donsaj.
Me këtë fitore Inter kualifikohet në raundin e cerekfinaleve ku do të ndeshet me fituesin e ciftit Lazio-Genoa./f.b