Edison Kavani pritet që të rinovojë kontratën e tij me PSG-në.
Mediat franceze kanë raportuar se bomberi uruguaian, do të firmosë me kampionët e francës deri në vitin 2020.
Në ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të Edision Kavanit nga PSG-ja, në drejtim të Atletico Madridit.
Kontrata e “El Matador” me klubin francez është deri në qershor të vitit 2018 dhe në këtë mënyrë parizenët kanë gati kontratën e re për bomberin e tyre në në 2020-tën e cila është pranuar nga lojtari.
Këtë sezon Edison Kavani, ka bërë një paraqitje spektakolare, pasi në 24-ndeshje të luajtura ka arritur që të shënojë 24-gola.
Në këtë këtë mënyrë bien poshtë të gjitha zërat që e largonin Kavanin nga ekipi i PSG-së drejt Atletiko Madridit.