Partizani ka lënë ditën e sotme Turqinë për tu nisur drejt shqipërisë.
Të kuqtë kanë mbyllur me sukses minifaqën përgatitore të dimrit që e zhvilluan në Antalya.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Partizanit në facebook shkruhet. “Good bye Antalya”.
Gjatë qëndrimit në Antalya 15-herë kampionët e vendit morën ngarkesën e duhur për për të përballuar dy fazat e mbetura të kampionatit.
Gjithashtu zhvilluan dhe tre teste miqësore kundër Fenerbhaces, Qabala, dhe Qabala U-21, duke arritur që të marrë një humbje dhe dy fitore.
Tashmë të kuqëtë do të përgatiten në kryeqytet për sfidën e ardhshme kundër Luftëtarit.