Është luajtur mbrëmjen e sotme dhe ndeshja e fundit e javës së 18-të të “La Ligas” mes Malagës dhe Realit të Sociedadit.
Miqtë arritën që të marrin një fitore mjaft të rëndësishme në këtë transfertë, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Autorët e golave për Realin e Sociedadin u shënuan nga e Martinez në minutën e 50-të të pjesës së dytë dhe Juanmi në minutën e 62-të.
Një fitore mjaf e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga spanjolli, Eusebio Sacristan, që ngjiten në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 32-pikë të grumbulluara.
Ndërsa Malaga klasifikohet në vendin e 13-të me 21-pikë të grumbulluara./f.b