Simone Zaza është larguar nga Juventusi dhe është transferuar në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi Italian do të jetë pjesë e skuadrës së Valencias. Të dyja klubet kanë arritur akordin që Zaza të kalojë në formë huazimi tek Valencia deri në fund të këtij sezoni, pra deri më 30 qershor të vitit 2017
Shuma e huazimit të Valencias për Simone Zazën është 2-milionë euro, por nëse lojtari bind drejtuesit e ekipit spanjoll ata mund të blejnë kartonin e plotë të tij.
Shuma e kartonit të Zazës është 16-milionë euro./f.b