Robben, zyrtarisht te Bayerni deri në 2018

16 Janar 2017, 16:58Sport TEMA

Ajo mes Arjen Robben dhe Bayernit të Mynihut është një dashuri që do të vazhdojë të zgjasë.

Sulmuesi i skuadrës bavareze ka rinovuar zyrtarisht kontraten me drejtuesit e skuadrës për të vazhduar  aventurën  e tij me kampionët e gjermanisë edhe për një tjetër sezon. Holandezi kishte një kontratë që skadonte në Qershor të këtij viti.

Nga ana e drejtuesve të klubit bavarez nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me të ardhmen e Robben, i cili për shkak të disa dëmtimeve nuk ka arritur të japë maksimumin e tij por, pavrësisht kësaj është cilësuar gjithnjë si një element shumë i rëndësishëm për repartin e avancuar të Bayernit.

Kontrata e re do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Ancelottit deri në Qershor të vitit 2018. Vetë numri 10-të disa herë në media ka deklaruar se dëshira e tij është të qëndrojë në bavari, pasi aty ai ndihet si në shtëpinë e tij.

Tashme 32-vjecari nuk i ngelet gjë tjetër vecse të impenjohet maksimalisht për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave sezonalë. Arjen Robben me fanellën e Bayernit në total numëron 232 paraqitje nga ku ka shënuar 121 gola./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje