Është zhvilluar ditën e sotme seanca e dytë e pajtimit mes lojtarit Gjergji Muzaka dhe klubit të Tiranës, pas kërkesës që futbollisti ka bërë në FSHF për problemin e pagesave.
Dhe në këtë seancë të dyja palët nuk kanë gjetur mirëkuptimin me njëri-tjetrin për të zgjidhur me konsensus çeshtjen e këtij konflikti.
Në këtë mënyrë cështja do të kalojë për shqyrtim në Dhomen Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve./f.b
Postimi i plotë e FSHF-së.
ÇESHTJA MUZAKA NE DHOMEN KOMBETARE TE ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE
Sot ne seancen e dyte te Pajtimit ne Federaten Shqiptare te Futbollit per çeshtjen e futbollistit te KF Tirana Gjergj Muzaka, bazuar edhe nje kerkese te vete lojtarit, palet nuk kane gjetur AKORD-in per zgjidhjen me mirekuptim te Çeshtjes ne fjale.
Ne kete situate Çeshtja kalon per shqyrtim dhe Gjykim ne DHKZGJK (Dhomen Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve), mes futbollistit Gjergj MUZAKA dhe Klubit te Futbollit Tirana. Ne ditet ne vijim do ju njoftojme edhe per seancen e pare te kesaj çeshtje e cila nuk gjeti zgjidhje me mirekuptim.