Futbollisti kamerunas i Sopotit, Janot Tadjong, denoncoi sot nëpërmjet “Panorama Sport” trajtimin që i ishte bërë në Shqipëri ku nuk ishte paguar prej 4 muajsh dhe po mbijetonte vetëm falë ndihmës së shokëve të tij. Tadjong, në intervistën e dhënë për gazetën, akuzoi gjithashtu sie klubi e kishte lënë pa ngrënë dhe se tashmë jetonte praktikisht me sanduiçë dhe falë solidaritetit mes futbollistëve.
Por një deklaratë e tilla ka gjetur kundërpërgjigje nga klubi i Sopotit, i cili ka dërguar në redaksinë e gazetës dëshminë video të një punonjësi të restorantit pranë zonës së Freskut në kryeqytet ku ishte caktuar të ushqeheshin futbollistët e skuadrës së qytetit të Librazhdit.
“Jam punonjës personeli i këtij restoranti. Jam çdo ditë në punë, me sa lexova në gazetë bëhet fjalë për Janot. Sa herë ka ardhur ai ka ngrënë në mëngjes, drekë a darkë. Kur vinte, se nuk do të shkoj ta kërkoj ku mund të jetë ai. E kemi ushqyer e kemi respektuar, me ndonjë fryt, me ushqim, me ndonjë Kola apo Fanta.
Stafi ka qenë prezent dhe nuk gënjejmë, është me dëshmitarë e prova. Çfarë kemi pasur ia kemi ofruar në çdo vakt që ka ardhur, nuk ia kemi ndaluar asnjëherë, ia kemi ofruar. të paktën atij nuk ia kemi ndaluar asnjëherë ushqimin, e kemi pyetur edhe mos donte ndonjë gjë tjetër, kemi dëshmitarë”, ishin fjalët e punonjësit të restorantit.
EDHE AI KETE PO THOTE QE JAM USHQYER FALE TE TJEREVE .AI DON RROGEN ,QE MOS TE VARET NGA TE TJERET . NUK KA TE DREJTE TE KERKOJ RROGEN ??????
A idiota. Edhe pse nun e kane fsjin ketA po ato te klubit.
“… i kemi dhe per te ngrene … etj, etj” ,sikur ky i shkreti te kete ardhur ne shqiperi per lemoshe..
Hahaha. Me lot. E kemi ushqyer thote kamarjeri. Nje pyetje kam per Sopotin. Mos e keni blere nga ndojne kamp perqendrimi dhe duhet tja u dije per nder qe po e ushqeni mbase ?! Si nuk ju vjen turp.
e paskan marre per nje cope buke te gjorin. pale çka kujtuar. se ka ardhur ne evrope:)