Partizani i është rikthyer me intensitet të lartë seancave stërvitore në Antalya, ku kanë hyrë në ditën e 10-të të përgatitjeve.
Pas fitores së arritur kundër, Qabala, 15-herë kampionët e vendit nën drejtimin e teknikut Sulejman Starova, ka kryer ditën e sotme dy seanca stërvitore të plota në fushë.
Paradite stafi ka aplikuar për grupin një stërvitje të karakterit fizik, ndërsa pasdite seanca ka qenë e karakterit tekniko- taktik.
Grupi i lojtarëve ka qenë i plotë të cilët gëzojnë gjithashtu një formë mjaft të mirë.
Ditën e hënë Partizani do të luajë dhe ndeshjen e tretë miqësore kundër skuadrës së U 21 të Qabala në orën 13:30 me orën e Shqipërisë.
Në dy sfidat e tjera, të kuqtë kanë marrë një humbje ndaj Fenerbhaces dhe një fitore ndaj ekipit të parë të Qabala./f.b