Bajerni i Mynihut zyrtarizon dy transferime

15 Janar 2017, 15:08Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka arritur marrveshjen me dy lojtarët që luajnë me skuadrën e Hoffenheimit, Niklas Sule dhe Sebastian Rudy.

Kampionët e gjermanisë kanë nënshkruar me dy lojtarët e talentuar të cilët janë pjesë dhe e kombëtares gjermane.

Lajmi i transferimit të dy lojtarëve është konfirmuar përmes një njoftimi për shtyp nga klubi bavarez që thekson se Rudy do të trasferohet si lojtar i lirë, ndërsa për Sule do të paguajnë një shumë të cilën nuk e kanë zbuluar për momentin.

Sebastian Rudy ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Bayernin deri në vitin 2020, ndërsa Niklas Sule ka firmosur deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje