Seria A/ Interi fiton me përmbysje kundër Kievos

14 Janar 2017, 23:04Sport TEMA

Interi ka marrë një fitore në limitet e fundit të ndeshjes kundër Kievos, sfidë e cila u zhvillua në “San Siro”.

Një fitore me përmbyesje për zikaltërit të cilët u gjenden në disavantazh në minutën e 34-të pasi Pellissier kaloi në avantazh Kievon.

Reagimi i Interit erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes ku arritën që të shënonin tre gola.

Në minutën e 69-të sulmuesi Mauro Ikardi barazoi shifrat, që u pasua në minutën e 86-të me anë të Ivan Perisiç.

Për të vulosur shifrat në 3-1 mendoi Eder, me Interin që merr tre pikë mjaft të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në kuotën e 36-pikëve.
Ndërkohë sfida tjetër e luajtur ditën e sotme mes Crotones dhe Bolonjës përfundoi me rezultatin 0-1.

Autori i golit të fitores për Bolonjën u shënua nga mesfushori Blerim Xhemaili./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje