Në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë filluar që çdo ditë të publikojnë lajme rreth lojtarëve të kombëtares shqiptare, ekipeve shqiptare si dhe aktivitete te ndrushme.
Gjithashtu, në faqen e FSHF-së publikojne dhe axhendën e ekipeve shqiptare që po përgatiten në Antalya, duke pasqyruar me foto momente nga seancat stërvitore, nga ndeshjet miqësore etj.
Por, nuk mungojnë dhe gafat nga ana e Federatës, ku e fundit ishte lajmi mbi miqësoren që Partizani luajti ditën e sotme kundër skuadrës Qabala, ku arriti që të fitojë me rezultatin 2-1 duke e ngaterruar emrin me skuadren e Qarabag ku luan kapiteni i kombetares Ansi Agolli
Në postimin e FSHF-së shkruhet se:
“Ne date 13 janar diten e sotme ne oren 15.00 (ora lokale e Tiranes) Partizani ka planifikuar dhe zhvillon ndeshjen miqesore ne Antalia me skuadren Qarabag, ku luan edhe futbollsti i kombetares dhe kapiteni i saj Ansi Agolli” është njoftimii i FSHF-së.
Megjithatë nuk ka munguar dhe një koment nga një tifoz që i qartëson Federatës gabimin e bërë!/f.b