Marko Cektoviç pas bashkimit me pjesën tjetër të grupit me skuadrën e Partizanit, ka folur për avanturën e tij të re me të kuqtë.
Në një prononcim për Supersport, Cetkoviç shprehet i lumtur që ka firmosur për 15-herë kampionët e vendit ku objektivi do të jetë fitimi i titullit kampion.
Fantazisti malazez theskon se ka besim të plotë tek fitimi i titullit pasi grupi i lojtarëve është mjaft cilësore dhe kanë eksperincën e duhur për të arritur objektivin.
“Jam shumë i lumtur që kam firmosur për Partizanin, mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam këtu për të fituar titullin me Partizanin dhe njëkohësisht të bëjmë paraqitje pozitive edhe në Champions League. Partizani është një emër i madh i futbollit shqiptar ndaj edhe e theksoj se kam bërë zgjedhjen e duhur .
Sigurisht fitimi I titullit ka vështirësitë e veta por unë e kam provuar ta shijoj në skuadrat ku kam luajtur më parë , tashmë kam eksperiencën e duhur për të luajtur në Kategorinë Superiore kështu që nuk do ta kem aspak të vështirë të adoptohem me grupin që ka Partizani.
Besoj se kemi një skuadër të mirë me lojtarë mjaft cilësorë, Unë thjesht duhet të bëj punën time të stërvitem mirë dhe të luaj mire, pastaj do të jetë vendimi i trainerit nëse do të më aktivizoj apo jo titullar, por e theksoj se do të jem gjithmonë në shërbim të skuadrës
Besoj se Partizani mund ta fiitoj Titullin këtë vit , ka shumë kohë pa e shijuar dhe me bindje them se ky do te jete viti Partizanit pasi kjo skuader gëzon grupin dhe kualitetet e duhura për të fituar titullin kampion” tha Cetkoviç.