Gjergji Muzaka ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku paralajmëron largimin e tij nga futbolli, dhe duket se ka nisur të ushtrojë një tjetër profesiom.
Mesfushori i Tiranës ka shkruar në foto: “Futbolli nuk zgjat përgjithmonë…” shkruan Muzaka në foton e publikuar, ku duket se ka nisur një profesion të ri atë të farmacistit.
Në ditët e fundit Muzaka dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili janë përfshirë në një konflikt për shkak të problemeve që lojtari ka hasur tek 24-herë kampionët e vendit./f.b