Azdren Llullaku është prezantuar tek skuadra e tij e re Astana.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare vizitoi ditën e sotme abiemtet e klubit të tij të ri, duke pozuar edhe me fanellën e re.
Llullaku i cili u transferua tek Astana gjatë merkatos së janarit në kampionatin kazakistanas nga ekipi i Gaz Metanit, do të jetë një nga pikat kyçe të kësaj skuadre në majën e sulmit.
28-vjecari arriti që të shkëlqejë në kampionatin rumun me ekipin e Gaz Metanit, ku në 20-ndeshje arriti që të realizojë 16-gola.
Tek Astana, Azdren Llullaku do të përfitojë një pagë të lartë e cila ishte një nga arsyet që e bindën atë të luajë me këtë skuadër.
Ndërkohë, temperaturat e ftohta që janë tani kampionati në Kazakistan luhet në muajt mars-tetor./f.b