Marko Cetkovic ka zyrtarizuar marrveshjen me skuadrën e Partizanit.
Fantazisti malazez ka firmosur me 15-herë kampionët e vendit në prani të presidentit të skuadrës Gaz Demi.
Marko Cetkoviç rikthehet në Kategorinë Superiore pasi më përpara ka qenë pjesë e skuadrës së Lacit ku arriti të shkëlqejë me këtë ekip.
Një përforcim mjaft i mirë për të kuqtë të cilët janë dhe pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion këtë sezon./f.b
Njoftimi i plotë i Partizanit.
Klubi njofton se ka mbyllur me sukses tratativën me Marko Cetkoviç.Fantazisti malazes është përforcimi i radhës i 15-të herë Kampionëve të Shqipërisë, pasi ka firmosur sot kontratën me klubin e kuq. Lojtari i cili spikati në kampionatin tonë përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6 mujore në kampionatin boshnjak me skuadrën e Sarajevës. Mesfushori fantazist i cili do të mbaj në fanelë numrin 21 konsiderohet mjaft i vlefshëm për objektivat që skuadra ka në këtë sezon futbollistik fitimin e Titullit Kampion.