Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pas përfundimit të miqësores kundër Fenerbahces ku të kuqtë humbën me rezultatin 3-1.
Në një pronocim për “Supersport”, Starova u shpreh i kënaqur me gjëndjen fizike të lojtarëve, edhe pse përballë kishin një ekip mjaft të fortë i cili kishte zhvilluar dy teste miqësore.
Starova tha gjithashtu se në rast se kampionati do të shtyhet me 1-javë, Partizani mund të qëndrojë dhe për disa ditë të tjera në Antalya.
“Nuk ishte momenti për të luajtur me Fenerbahçen. Lojtarët morën sadisfaksionin e tyre. Gjendja fizike e lojtarëve ishte në rrugën e duhur. Edhe skuadra turke dua të them ka bërë dy ndeshje miqësore para kësaj. Nuk mund ta fillonim kaq rëndshëm startin. E kam thënë që baza e skuadrës do të jetë gjithmonë e njëjtë. Nëse do të shtyhet edhe 1 javë kampionati, edhe ne do ta zgjasim fazën përgatitore me 3-4 ditë. Një notë për skuadrën nuk ka. E rëndësishme është që luajtëm me dinjitet. Qëllimi që pranuam Fenerin ishte se rritet CV-ja e të gjithëve”, përfundoi Starova