Partizani i Beogradit ka marrë një goditje të rëndë nga UEFA, e cila e ka dënuar ekipin serb me 3-vjet pezullim nga kompeticionet europiane.
Arsyeja e dënimit nga UEFA, ka ardhur për shkak të Fair-Play-it Financiar, pasi Partizani i Beogradit ka një borxh prej 2.5 milionë euorsh të papaguara që nga muaji shtator, ku pjesa më e madhe janë taksat ndaj shtetit serb.
Vendimi i dënimit të UEFA-s për Partizanin e Beogradit është publikuar dhe në faqen zyrtate të insitucionit ku argumenton dënimin.
Një godtije e rëndë për skuadrën e njohur serbe e cila është në krizë financiare dhe do të detyrohet që të mos marrë më pjesë për 3-vite në kompeticionet europiane./f.b