FOTO/ Kur Partizani luante me Fenerbahcen në Stamboll

11 Janar 2017, 15:27Sport TEMA
FOTO/ Kur Partizani luante me Fenerbahcen në Stamboll

Ditën e sotme Partizani do të përballet me një nga ekipet më të mëdha në futbollin turk Fenerbahcen.

Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit është kthyer pas në kohë në historinë e viteve ’50-’60.

Ne sfiden e zhvilluar në vitin 1962, Partizani ka arritur të mposhtë gjigandët e futbollit turk me rezultatin 3-2.

Gjithashtu, në shkrimin e Partizanit ekipi i atij viti bente ligjin ne Shqiperi, me 7 kampionate te fituara ne 6 vite.

Postimi i plotë i Partizanit.

Fotoja e atashkuar eshte nga vitit 1962. Partizani luan nje takim miqesor ne Turqi, me Fenerbahcen nje nga skuadrat me te mira te futbollit turk. Partizani fiton 3-2. Ishte Partizan i madh. Nga fotoja dallohen emra shume te medhenj te Partizanit, si Pano, Maliqati , Resmja e shume yje te tjere, nen trajnimin e te madhit Rexhep Spahiu, per te cilin shume pak behen levdata deri ne harrese totale. Nje Partizan qe ne ate kohe bente ligjin ne Shqiperi, me 7 kampionate te fituara ne 6 vite. Nese doni te shikoni se cili Partizan eshte me i madhi i gjithe i historise 70 vjecare, shikoni kete foto. Nga ky Partizan i madh viteve 50-60-te, ky Partizani i sotem i vogel duhet te mesoje shume. Shkrim nga KS Partizani

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje