Mediat spanjolle vlersojnë debutimin e Keidi Bare: Një mesfushor siç e do Simeone

11 Janar 2017, 15:16Sport TEMA

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Kupës së Mbretit, Keidi Bare, u aktivizua për disa minuta nga trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, në sfidën kundër Las Palmas.

19-vjecari me orgjinë shqiptare debutoi në minutën e 78-të të takimit duke luajtur me ekipin e parë të madrilenëve.

Debutimi i lojtarit të kombëtares shqiptare U-21 u vlerësua nga mediat spanjolle duke e cilësuar Baren si një mesfushor që i përshtatet skemave të Diego Simeones.

“Keidi Bare debutoi në minutën e 78 në vend të Korreas. Minuta për një tjetër djalosh të akademisë”, shkroi prestigjiozja “AS” .

“Për t’u përmendur debutimi i shqiptarit Keidi Bare, një mesfushor i dizenjuar posaçërisht për Simeonen sepse shkatërron dhe ndërton”, shkruan në analizën e saj “Mundo Deportivo” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje