Ndeshja miqsore e kombëtareve të femrave Shqipëri-Itali, U-19-të, që u zhvillua në Elbasan në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 0-1.
Goli i fitores për kombëtaren italiane u shënua që në fillim të takimit në minutën e pestë me anë të Alice Regazzo.
Përfaqësuja shqiptare nuk arriti dot që të shfrytëzojë rastet e krijuar për të barazuar shifrat duke humbur disa raste të pastra duke lënë në fuqi rezultatin 1-0 në favor të Italisë.
Një test pozitiv për kombëtaren kuqezi të femrave të 19-vjeçarëve përballë një rivali të fortë si Italia.