Real Madrid është duke përgatitur ofertën e radhës për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.
Sulmuesi argjentinas është prej kohësh në shënjestrën e madrilenëve që po bëjnë gati një ofertë të majme për ta afruar në “Santiago Bernabeo” lojtarin e “Zonjës së Vjetër”.
Sipas të përditshmes italuane “Tuttosport” presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë gati një ofertë për Juventusin prej 105 milionë eurove.
Gjithashtu për Dybalën paga e tij e tij do të jetë 10-milionë euro në sezon.
Një ofertë mjaft e lartë si për lojtarin ashtu dhe për Juventusin për sulmuesin e talentuar I cili po shkëlqen me fanellën bardhezi./f.b