Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka qenë ditën e sotme në një vizitë tek skuadra italiane Sampdoria.
Pasi ka ndjekur seancën stërvitore të kësaj skuadr, De Biasi ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Sampdorias.
Tekniku Italian foli për mundësinë e shqipërisë për tu kualifikuar në kampionat botëror “Rusi 2018”, ku theksoi se shanset e kuqezinjve janë të pakta.
“Aventura me Shqipërinë arriti majën pasi besoj se këta djem më shumë se kaq nuk mund të arrijnë, edhe pse në jetë nuk duhet të thuash asnjëherë ‘kurrë’. Problemi më i madh sot është të menaxhojmë këtë moment, që të mos mendojmë se jemi të aftë dhe të mundohemi të punojmë me të njëjtën intensitet dhe dëshirë që kemi bërë më parë. Nëse nuk humbim ato që janë karakteristikat tona, të punojmë për njëri-tjetrin, pa parë se çfarë bën njëri apo tjetri, ndoshta mund të kemi edhe tani ndonjë shans”, tha tekniku i kombëtares shqiptare
De Biazi do të jetë i pranishëm në stërvitjen e Sampdoria për tre ditët në vazhdim./f.b
Normale qe s’mund te arrijne me shume se kaq, se ty Debiaz te ka hyp vetja ne qejf, si plehre qe je largove Mehen, largove Rashicen, Largove Avdijajn…..me ca do shkosh ne Boteror….e? Me Balajn qe nuk vrapon fare? Apo me mediokrin Sadikun qe e ka mendjen te operoje hunden se nuk e linte hunda te bente gola me pare………… ik Debiaz largohu….. hap krahun…..