Luftëtari fiton testin e parë miqësor, mposht Ordabasy

11 Janar 2017, 19:01Sport TEMA

Luftatari vijon formën e mirë dhe në Turqi, ku ka arritur që të marrë një rezultat pozitiv në testin e parë miqësor.

Gjirokastritët arritën që të fiton ndaj rivalëve të tyre Ordabasy në një sfidë ku u shënuan shtatë gola, me rezultatin e përgjithshëm 4-3 për Luftëtarin.

Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Milenkovic u shënuan nga Abazaj që realizoi një dopitë, duke vijuar me Ramadanin dhe sulmuesin Rexhinaldon.

Një fitore e rëndësishme për Luftëtarin, i cili është ekipi surprizë i këtij sezoni në Kategorinë Superiore me ndeshjet mjaft të mira që ka zhvilluar në dy fazat e para./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje