De Biazi në stërvitjen e Sampdorias, nga Mustafi te… Keidi Bare

12 Janar 2017, 13:51Sport TEMA

Vizita treditore e trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, në stërvitjen e Sampdorias, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane të cilat me të drejtë pyesin se pse tekniku i Kombëtares kuqezi po ndjek një klub italian. De Biazi ka shpjeguar për faqen e internetit të gazetarit të njohur Xhianluka Di Marzio, se tashmë e ka bërë rrugë vizitën në stërvitjet e Sampdorias.

“Nuk është hera e parë që vij këtu”, u shpreh De Biazi. “Një nga etapat e udhëtimeve këtu ishte ajo e tre viteve më parë për të bindur Mustafin të vinte të luante me Shqipërinë. Në atë rast më shkoi keq mua dhe mund të them se shkoi shumë mirë për të, duke parë se më pas fitoi Botërorin me Gjermaninë. Përtej shakasë, i lindur dhe i rritur në Gjermani, Shkodrani e ndjente veten një gjerman”, thekson De Biazi.

Para sfidës me Italinë në mars, De Biazi duket i qetë. “Lëvizja jonë futbollistike po rritet dhe talentet nuk mungojnë, një shumë i ri ka debutuar dy net më parë te Atletiko Madrid (Keidi Bare). Tani thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë për Europianin, pa menduar asnjëherë se jemi bërë shumë të zotë”, ishte plani i De Biazit për kuqezinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje