Kombëtarja shqiptare ka pësuar sërish rënie në klasifikimin e publikuar nga FIFA.
Kuqezinjtë nga vendi i 49-të që ishin muajin e kaluar, tashmë klasifikohen në vendin e 51-të.
Një moment jo shumë i mirë për kombëtaren shqiptare që mund të humbë sërish pozicone për shkak se disa vende afrikane do të zhvillojnë ndeshje në Kupën e Konfederatave në muajin janar dhe shkurt.
Ndërsa përsa i përket ekipeve kundërshtare në grupin G, për eliminatoret e kampionatit botëror me përjashtim të Lihtenshtejnit që ka ndryshuar pozicion, të gjitha ekipet e tjera janë në të njëjtat vende. Kurse kombëtarja kosovare ka zbritur me një pozicion dhe renditet në vendin e 166-të.
Ndërkohë, vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm e mban kombëtarja e Argjentinës, e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Gjermania që renditet në vendin e tretë./f.b