Luftëtari, Bregu: Ëndërroj të luaj jashtë

12 Janar 2017, 13:43Sport TEMA

Ai është një nga talentët e Kategorsë Superiore ku në dy fazat e para ka shkëlqyer me skuadrën e Luftëtarit.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Dejvi Bregu, i cili me performacat e tij ka bërë që shumë skuadra si nga kampionati shqiptar si dhe ekipe nga kampionatet e huaja të kërkojnë shërbimet e tij.

Në një prononcim për Supersport, Bregu falenderon Luftëtarin për aktivizim, gjë që nuk e gjeti kur ishte pjesë e Flamurtarit.

“I jam shumë mirënjohës Luftëtarit ku m’u dha mundësia të shprehja gjithë aftësitë e mija. Flamurtari është një ekip i madh dhe ka lojtarë të mirëpaguar prandaj nuk gjeta hapësira. Jam shumë i kënaqur për atë çfarë dhashë te Flamurtari”.

Ndërkohë përsa i përket ofertave Bregu shprehet se ëndrra e tij është të luajë jashtë shqipërisë.

“Dëshiroj që ta mbyll sezonin me Luftëtarin. Kontratën e kam deri në Qershorin e vitin 2018 por do të ulem dhe do të flas me presidentin këtë verë për të ardhmen time. Ëndrra e çdo të riu është të provojë veten jashtë” u shpreh Bregu.

1 komente në “Luftëtari, Bregu: Ëndërroj të luaj jashtë”

  1. Gjinokastraliu says:

    te genje mendja o rrote ..ti 1 .05 m je vetem Laci ose korabi mund te bleje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje