Jahmir Hyka pritet që së shpejti të zyrtarizojë kontratën e tij të re në kampionatin Amerikan.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka arritur akordin për tu transferuar në amerikë tek skuadra e San Jose Earthquakes me të cilën pritet që të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë të lidhur për tre vite.
Një ofertë e majme bëri që ekipi i Luzernës të lërë të lirë Hykën i cili pritet që të përfitojë 1.5 milionë euro për tre vite, ndërsa ekipi zvicerian përfiton nga ky transferim 125-mijë dollarë.
Në këtë mënyrë Hyka i bashkohet në futbollin amerikan lojtarit tjetër të kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi i cili luan me skuadrën e Colorado Rapids./f.b