Ansi Agolli: Në merkaton e verës mund të rikthehem tek Tirana

12 Janar 2017, 14:24Sport TEMA

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, mund të rikthehet gjatë merkatos së verës tek skuadra e Tiranës.

Një gjë e tillë është pohuar vetë nga mbrojtësi i krahut të majtë i cili luan në kampionatin azerbaxhanas me skuadrën e Karabakut.

Në një prononcim për Supersport, Agolli thekson se është në në një moshtë ku nuk mund të bëjë më plane afatgjata.

“Tirana është skuadra ku kam marrë bazat e mia, mbase një ditë mund të rikthehem, ndoshta edhe këtë verë, mund të ndodhin shumë gjëra sepse jam në një moshë ku nuk mund të bësh plane afatgjate.”

Gjithashtu, Agolli foli dhe për ecurinë e kombëtares shqiptare në eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

“Ky sezon ka qenë i mirë edhe me kombëtaren pas pjesëmarrjes në Euro. E dinim që s’do ishte njësoj, e nisëm mirë me dy fitore me Maqedoninë dhe Lihtensteinin. Humbja me Izraelin na ka lënë një shije jo të mirë. Duhet të reagojmë dhe reflektojmë, sepse skuadrat e mira në këto momente duken sesi do të reagojmë” tha Agolli

 

1 komente në “Ansi Agolli: Në merkaton e verës mund të rikthehem tek Tirana”

  1. yp Xhixhi says:

    Mirardhsh o HUNDERR! Hajde te ta shtypim ate hunde idiote ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje