Ndahet nga jeta ish trajneri i Anglisë Graham Taylor

12 Janar 2017, 15:25Sport TEMA

Graham Taylor, ish trajneri i kombëtares së Anglise, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Lajmi është dhënë nga familja e Taylor, e cila përmes një deklarate shprehet se “Graham ndërroi jetë në shtëpinë e tij këtë mëngjes pas një ataku zemër”.

Graham Taylor ka drejtuar kombëtaren angleze në vitet 1990-1993.

Ai e dha dorëheqjen e tij nga përfaqësuesja Angleze në vitin 1993, pasi nuk arriti të kualifikonte ekipin në Kupën e Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu ai ka drejtuar dhe disa ekipe të njohura në “Premier League” si Aston Villa dhe Watford./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje