Legjenda e boksit Muhammad Ali ishte nën investigim nga FBI për dyshim mbi shitjen e dy ndeshjeve boksi të peshave të rënda kundër Leon Spinks, duke iu bazuar një raporti.
Radar Online pretendon se ka parë dokumenta të qeverisë që tregojnë dyshimet për ndeshjet e fiksuara, që të dyja zhvilluar në 1978.
36-vjeçari Ali humbi ndeshjen e parë në Las Vegas dhe më pas e rifitoi sërish titullin në dhjetor.
Radar raporton se FBI kishte arsye të besonte se të paktën promotori Top Rank u përpoq të bindte Ali-në ta linte ndeshjen e parë dhe Spinks-i të humbiste në ndeshjen e dytë.
Por Radar Online shkruan se pavarësisht hetimeve, akuzat nuk u vërtetuan asnjëherë.