Sulmuesi i Luftëtarit, Eri Lamçja, i cili u transferuar tek gjirokastritët gjatë kësaj merkato nga skuadra e Teutës ka folur për aventurën e tij të re.
Nga Antalya në një prononcim për Supersport, sulmuesi i bluzinjve u shpreh mjaft i lumtur për këtë transferim.
“Erdha te Luftëtari sepse gjërat për mua te Teuta nuk po shkonin shumë mirë, gjatë muajve të fundit nuk po luaja, ndërkohë që trajneri i Luftëtarit më pëlqente dhe më dëshironte në skuadrën e tij. Me pëlqen mënyra sesi shkojnë lojtarët me njëri-tjetrin te ky klub, trajneri punon shumë mirë në stërvitje dhe mendova ti bashkohesha Luftëtarit.”
Lamçja vlersoi në maksimum dhe trajnerin e skuadrës Milinkovic.
“Të gjithë ata që flasin me superlativa për Milinkovic kanë të drejtë sepse ai është një supertrajner, punon shumë mirë është shumë i qetë, gjithcka po shkon në mënyrë perfekte. Ekipi është në pozita të mira, pikët i ka marrë, ka fituar shumë ndeshje ka marrë rezultate pozitive duke bërë një lojë të bukur, gjithcka ka shkuar për mrekulli.”
Për objektivin personal Lamçja tha se shpreson që të jap kontributin e tij tek ky klub për të përmbushur objektivat.
“Unë këtu te Luftëtari kam ardhur për të treguar vlerat e mia, por edhe për të ndihmuar ekipin që të arrijë objektivin që i ka vënë vetes. Shpresoj të përshtatem mirë me grupin, të bëj më të mirën për skuadrën dhe pse jo të realizoj disa gola me Luftëtarin dhe të arrij nivelin në të cilin isha vjet.”