Partizani shkëlqen në miqësoren e dytë fiton ndaj Qabala

13 Janar 2017, 17:13Sport TEMA

Partizani ka treguar vlerat e tij në miqësoren e dytë të zhvilluar në Antalya.

15-herë kampionët e vendit mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Qabala, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Dy blerjet e reja sulmuesi, Boniface dhe fantazisti malazez Marko Cetkovic, bënë një paraqtije mjaft të mirë në këtë sfidë të tyre të parë me fanellën e kuqe.

Pjesa e parë e ndeshjes dhuroi dy gola të cilët u shënuan në fundin e pjesës. I pari që kaloi në avantazh ishte ekipi i Qabala me anë të Gveveskiri në minurën e 43-të. Reagimi i Partizanit erdhi menjëherë pas një minute në të 44-të me anë të bomberit Caleb Ekuban që barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë trajneri, Sulejman Starova, hodhi në fushë dhe dy blerjet e reja të kësaj merkatoje, Boniface dhe Cetkovic, që arritën të bënin menjëherë diferencën.

Goli i fitores për të kuqtë erdhi në minutën e 86-të pas një aksioni spektakolar me Cetkovic që hedh një top mjaft të bukur në zonë dhe Jamalov e devijon në mënyrë të gabuar duke shënuar në portën e tij.

Kjo ishte fitorja e parë e Partizanit në tokën turke pas humbjes që pësoi kundër gjigandëve të futbollit turk Fenerbahces.

Një test mjaft pozitiv për të kuqtë që arritën të bindin me lojën e tyre./f.b

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje