Zyrtare: Kategoria Superiore shtyhet 1-javë

14 Janar 2017, 13:38Sport TEMA

Tashmë është zyrtare, Kategoria Superiore do të shtyhet për një javë, për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin tonë.

Përmes një njoftimi FSHF-ja konfirmon shtyrjen e kampionatit shqiptar, ku është arritur dhe marrveshja me të gjitha klubet.

Postimi i plotë i FSHF-së./f.b

Pas një komunikimi të vazhdueshëm me klubet e Kategorisë Superiore për të arritur një konsensus të plotë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një javë rifillimin e Fazës së 3-të të Kampionatit Kombëtar, e planifikuar të niste me datë 21 janar. Për shkak të temperaturave të ulëta, kohës së ftohtë dhe mbi të gjitha, edhe pas një akordi dhe konsensusi të plotë me të 10 klubet e Superiores, Faza e tretë e Kampionatit do të nisë në datën 28 janar 2017, ndërkohë që data 21 do të rekuperohet në një ditë tjetër, e cila do t’iu njoftohet sa më shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje