Elseid Hysaj, batutë për autogolin: Do shënoja edhe unë një herë

14 Janar 2017, 14:08Sport TEMA

Elseid Hysaj e ka harruar autogolin që shënoi me Napolin në fundjavën që lamë pas dhe e kujton me humor atë moment.

Në një intervistë të thënë për mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare thotë se e pret me padurim momentin që do të luajë kundër Kristiano Ronaldos dhe Realit të tij, shkruan Panorma Sport.

Autogoli- “Kishte ardhur koha që të shënoja edhe unë një gol, por gabova portën. E rëndësishme është që e përmbysëm rezultatin dhe morëm një fitore të rëndësishme. Tani duhet të shohim përpara për të realizuar ëndrrat”.

Objektivat- “Është një vit shumë i bukur dhe ne jemi të përqendruar maksimalisht për të bërë mirë. Është diçka e bukur dhe pozitive që thonë se luajmë mirë, por kjo është falë trajnerit. Jemi duke u rritur në aspektin psikologjik”.

Ronaldo- “Kur je fëmijë nuk e di nëse duhet të besosh apo jo. Që në momentin kur erdha te Napoli, e dija që kam ardhur në një skuadër të madhe dhe këtu mund t’i bëj ëndrrat realitet”.

Reali- “Është një ndeshje shumë e bukur, por do të na japë shumë motivim për të arritur një rezultat pozitiv. Duhet të ëndërrojmë gjithmonë dhe askush s’mund të na ndalë. E rëndësishme është të ringrihesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje