Partizani do të shtyjë deri në datën 19-janar fazën përgatitore të dimrit që po e kryen në Antalya.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit shkruan se për shkak të shtyrjes së Kategorisë Superiore për një javë ekipi do të qëndrojë dhe dy ditë të tjera në Turqi.
Ndërkohë 15-herë kampionët e vendit kanë planifikuar dhe një tjetër test miqësor me skuadrën U-21 të Qabala , ndeshje e cila do të luhet në datën 16 Janar në 13:30 me orën shqiptare.
Kategoria Superiore u shty për datën 28-janar për shkak të temperaturave që kanë përshirë vendit tonë, pas një konsensusi të të gjitha klubeve./f.b