"La Liga"/ Barcelona "manita" ndaj Las Palmasit

14 Janar 2017, 18:15Sport TEMA

Barcelona ka shkatërruar në “Camp Nou” skuadrën e Las Palmasit duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Një 90-minutësh i dominuar totalisht nga katalanasit duke dhuruar spektakël në fushën e lojës dhe marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në luftën për titullin kampion.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1-0 me autor të golit Luis Suares në minutën e 14-të.

Ndërsa në pjesën e dytë vendasit arritën që të realizojnë dhe katër gola të tjerë me anë të Lionel Messit, Luis Suares, Arda Turan dhe Aleks Vidal që shënoi golin e parë me ekipin e Barcelonës.

Një fitore që e ngjit Barcelonën në kuotën e 38-pikëve dhe në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit/f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje