Kukësi ka treguar forcën e saj në takimin e rradhës miqësor, që luajti kundër ekipit të Neftçi Baku.
Kryesuesit e kampionatit shqiptar arritën që të mundin ditën e sotme ekipin e Neftçi Baku me rezultatin 4-2.
Skuadra e drejtuar nga, Ernest Gjoka, tregoi një formë mjaft të mirë ne kete perballje qe zhvilloi ne Antalya, duke dominuar përballë skuadrës nga azerbaxhani.
Autorët e golave për verilindorët u shënuan nga Dvornekoviç në minutën e 15-të, Pero Pejiç që shënoi një dopietë në minutat 36-të dhe 90-të, si dhe afrimi i kësaj merkatoje Kale në të 56-tën.
Kjo ishte miqësorja e tretë për Kukësin në tokën turke duke arritur që të marrë fitoren e pare./f.b