Ditën e sotme FRESSH ka festur 25-vjetorin e krijimit të tij në një ceremoni që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Nga ky forum kanë dalë shumë emra të njohur që kanë poste të rëndësishme nëpër institucione.
Një ndër ta është dhe zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, e cila ka qenë pjesë e këtij forumi.
Përmes disa fotove të shpërndara në porfilin e saj në Instagram, Jona Dervishi kujton me nostalgji periudhën kur ishte pjesë e këtij forumi ku nuk harron për të falenderuar, Elisa Spiropalin e cila ka qenë e para që i ka hapur dyert për tu bërë pjesë e FRESSH-it.
“Sot 25 vite Fressh, dikur duke prezantuar konventen! Kur ishim te rinj” shkruan Jona ne foton e shperndare ne Instagram./f.b