Seria A/ Hysaj shkakton penallti por Napoli fiton bindshëm ndaj Pescarës, Roma nuk gabon kundër Udinezes

15 Janar 2017, 17:02Sport TEMA

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e rradhës për javën e 20-të të Serisë A.

Roma ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë skuadrës së Udinezes duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Autori i golit për skuadrën kryeqytetase u realizua nga mesfushori Naiggolan, në minutën e 12-të. Sulmuesi Edin Dzeko, kishte mundësinë për të shënuar dhe golin e dytë në minutën e 18-të, por shpërdoroi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Fitore të rëndësishme mori dhe Napoli që mundi në “San Paulo” ekipin e Pescarës me rezultatin  3-1.

Për ekipin e drejtuar nga Sarri, shënuan Tonelli, Hamshik, dhe Mertens.

Në këtë takim për 90-minuta u aktivizua dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj që në minutën e 94-të shkaktoi një penallti në dëm të skuadrës së tij, e cila shfrytëzohet nga ana e Caprari që shënoi golin e nderit për Pescarën.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme do të luhet në orën 20:45 mes Fiorentinës dhe Juventusit.

Ndërsa ditën e nesërme luhet takimi i fundit Torino-Milan./f.b

Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme.

Cagliari 4-1 Genoa

Lazio 2-1 Atalanta

Napoli 3-1 Pescara

Sampdoria 0-0 Empoli

Sassuolo 4-1 Palermo

Udinese 0-1 Roma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje