Fiorentina thyen kampionët e Italisë, Juventusin duke e mundur në fushën e saj me rezultatin 2-1, në ndeshjen e javës së 20-të të Serisë A.
Një humbje që rihap kampionatin Italian pasi diferenca mes Juves dhe ndjksëve të saj janë minimale.
Ndërkohë me këtë fitore Fiorentina rikthet në garë për një vend që të dërgon në Kupat e Europës.
Autorët e golave për ekipin e Fiorentinës u shënuan nga Kaliniç në minutën e 37-të dhe Badlej në minutën e 54-të.
Ndërsa për Juevntusin shënoi bomberi Gonzalo Higuain.
Me këtë fitore Fiorentina ngjitet në kuotën e 30-pikëve, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e parë me 45-pikë por me një ndeshje më pak.
Ndeshja e fundit e javës së 20-të mbyllet nesër në takimin e fundit Torino-Milan./f.b